Lini mbrapa vetëm gjurmët e këmbëve! “Vrisni” gjithçka, përveçse kohën! Mos merrni asgjë, përveç fotografive!

Të dashur vizitorë,
Për të shijuar sa më shumë vizitën tuaj, ju lutemi mbani mend këto gjëra:

  • - Informoni familjen tuaj, miqtë dhe personin që do ju pres.
  • - Para se të filloni çdo aktivitet gjithmonë kontrolloni parashikimet e motit dhe pyesni të zotin e shtëpisë rreth kushteve të motit në zonë.
  • - Monitoroni në vazhdimësi kushtet e motit kur jeni nëpër shtigjet për këmbësorët dhe për biçikletat.
  • - Pyesni hostin rreth rreziqeve specifike të udhëtimit tuaj.
  • - Vlerësoni aftësinë tuaj fizike dhe zgjidhni shtigjet me nivelin e duhur të vështirësisë.
  • - Nisuni herët në mëngjes dhe planifikoni kohë të mjaftueshme për pushime, vozitje dhe kthim të sigurt.
  • - Gjithmonë kthehuni kur është akoma dite.
  • - Filloni me ngadalë. Gjeni një shpejtësi të përshtatshme dhe të moderuar për ecjet. Merrni pushime mjaftueshëm, sidomos në rast kur keni fëmijë ose të moshës së tretë në grup.
  • - Gjithmonë merrni mjaftueshëm ujë, çaj, lengje natyrale dhe ushqime, si bukë të zezë, fruta të thata etj.
  • - Përdorni mjetet e përshtatshme për marshim ose çiklizëm (këpucë etj.). Mbani kapele dhe krem mbrojtës, që të mos digjeni nga dielli.
  • - Zgjidhni rroba të lehta dhe të ajrosura, por mos harroni të sillni rroba të përshtatshme për shi dhe për temperatura të ulëta kur është e nevojshme.
  • - Gjithmonë merrni telefonin me vete.
  • - Gjithmone merrni kutinë e ndihmës së shpejtë me vete.
  • - Vini re fuqitë dhe shpejtësitë e të gjithë pjestarëve të grupit tuaj; ndiqni ritmin e shpejtësisë të personit më të ngadaltë.
  • - Tregojini çdo rrezik potencial alpinistëve dhe çiklistëve që takoni në rrugë.
  • - Rrespektojeni dhe kujdesuni për natyrën. Shmangni zhurmat e panevojshme dhe merrni mbeturinat me vete.
  • - Ndiqni shtigjet e shënuara dhe përdorni hartat e marshimit dhe të çiklizmit.
  • - Kur keni dyshime, kthehuni mbrapsht.

Lini mbrapa atë që gjeni

  • • Ruani të shkuarën: Vështroni, shijoni e analizoni, por mos prekni strukturat dhe artefaktet kulturore ose historike.
  • • Lini gurët, bimët dhe objekte të tjera ashu siç i gjeni.
  • • Shmangni futjen ose transportimin e specieve jo-vendase.
  • • Mos ndërtoni struktura, mobilje ose të gërmoni kanale.